Edhe dega e AKR_së në Ferizaj ka nis përgatitjet për zgjedhjet që pritet të mbahen me 6 tetor.Në këtë subjekt kanë thënë sot se aktualisht po punohet në konstituimin e shtabit zgjedhor. Sekretari i degës njëherësh edhe shef i shtabit, Amir Rexhepi, ka bër të ditur se po punohet në harmoznimin e veprimeve së bashku me partnerin e koalicionit Nisma Socialdemokrate.Madje ka shtuar se nga ky subjekt në listën përfundimtare do të jetë një kandidat nga Ferizaj.Ka përjashtuar mundësinë që ai të jetë kandidat i mundshëm., ndërsa ka vë në dukje se krejt kjo varet nga Këshilli Qëndror i partisë
Në këtë subjekt nuk kanë folur edhe për atë se si do ta zhvillojnë fushatë parazgjedhore kur dihet se kjo ndoshta ndikohet nga koalicioni me partnerët Siç dihet nga ky subjekt është tërhequr ish-deputeti dhe njëherësh idh-kreu i degës së këtij subjekti Labinot Tahiri.Amir Rexhepi ka thënë se largimi i tij nuk e ka dëmtuar subjektin.Sipas tij, AKR-ja ia ka dalë që ta ruaj anëtarësinë pavarësisht kësaj lëvizje Ndyshe Aleanca Kosova e Re në këto zgjedhje garon në koalicion me Nismën Socialdemokrate dhe Partinë e Drejtësisë.