Lajme

Deda: Nëse KFOR-i dhe EULEX-i s’e ndalin trenin, këtë duhet ta bëjë shteti i Kosovës

By FerizajPress

January 14, 2017

Nëse një kërkesë e tillë nuk plotësohet, Deda thotë se ndalimin e treni duhet ta bëjë Shteti i Kosovës.

“Qeveria t’a thërret urgjentisht shefin e KFORit dhe shefen e EULEXit dhe t’u thotë që nëse ata nuk e ndalin trenin do t’a ndalë shteti i Kosovës”, ka propozuar ai.

Ish-këshilltari i Bajram Rexhepit e Atifete Jagjagës ka thënë se me letra drejtuar BE’së nuk zgjidhen problemet me Serbinë.

Postimi i plotë i Dedës

Treni Beograd-Mitrovicë nuk ndalet me letër proteste BE-së. As muri nuk hiqet ashtu. As fletëarrestet e riaktivizuara nuk hiqen kështu.

Thaçi heshtë, Mustafa poashtu. Me këtë qasje, Qeveria sillet thua se sovranitetin në veri është i BE-së, e jo i Kosovës. Qeveria me këto letra proteste sillet thua se jetojmë në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar.

Në vend të letrave proteste, duhet që:

 

  1. Qeveria t’a thërret urgjentisht shefin e KFORit dhe shefen e EULEXit dhe t’u thotë që nëse ata nuk e ndalin trenin do t’a ndalë shteti i Kosovës;

 

  1. Urgjentisht të mblidhen liderët e partive politike për krijimin e politikës së re shtetërore konsenzuale për ruajtjen e sovranitetit dhe qasjes së re karshi Serbisë.

 

Në të kundërtën do të vazhdohet me vajtim dhe letra proteste. Thua se nuk jemi shtet. Thua se nuk e shpallëm pavarësinë para 9 vitesh.