Ferizaj.18.01.2018. Organizuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim edhe më Ministrinë e Infrastrukturës, këtë të enjte është mbajtur debat publik lidhur me shpronësimin e pronave të paluajtshme të parcelave që gjendjen në hyrje të qytetit të Ferizajt, në zonat kadastrave, Prelez i Jerlive, Muhovc, Talinovc i Jerlive, Talinovc i Muhaxherëve, Ferizajdhe në Fshatin e Vjetër.
Në bazë të projektit parashihet që rruga të jetë më katër korsi, dy në njërën anën, e dy në tjetër si dhe shiritin mbrojtës, ndërsa do të ketë edhe katër rreth-rrotullime.