Ferizaj

Migjeni garanton 10 mijë vende pune (Video)

By FerizajPress

October 01, 2017

Bashkim Fazliu-Migjeni nga Nisma Qytetare për Ferizaj ka thënë se nisma të cilën ai përfaqëson do të ofrojë zgjidhje inovative për çdo problem që kanë qytetarët e këtij qyteti.

Në debatin e organizuar nga RTV Dukagjini në të cilin prezent janë edhe kandidatë nga partitë tjera, Fazliu ka theksuar se në fokus e kanë rininë dhe programi i tyre kryesisht fokusohet në atë që e kanë quajtur programi ABC, për shkak se rinia është duke e braktisur këtë vend.

“Ne ofrojmë 10 mijë vende pune, brenda katër viteve. Çdo studenti të rregullt, si në universitet publik, si në atë privat ne i ofrojmë 100 euro. Kurse për nxënësit e fshatit, qoftë për ata të shkollës së mesme, qoftë fillore ne ofrojmë mbulimin e shpenzimit për udhëtimin e tyre. Ne planifikojmë një qendër të inovacionit në mes të së cilës do të përkrahim të rinjtë. Çdo ide inovative të tyre”, ka thënë ndër tjerash Fazliu. /Telegrafi/