Lajme

Debati për demarkacionin s’do të jetë sa për sy e faqe

By FerizajPress

July 22, 2016

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Elmi Reçica, ka thënë se tryeza, e cila do të mbahet më 3 gusht në ambientet e Kuvendit të Kosovës, në lidhje me demarkacionin me Malin e Zi, nuk do të jetë sa për sy e faqe.

Ai ka thënë se Kuvendi është vendi i duhur për t’i ballafaquar argumentet, për ta qartësuar çështjen në fjalë si dhe për të nxjerrë përfundime në këtë temë.

Reçica në një intervistë për ‘Epokën e re’ ka thënë se në mungesë të një debati parlamentar, të shoqëruar me argumente, çështja e përcaktimit të kupriti me Malin e Zi ka nxitur herë-herë përplasje në mes të pozitës dhe opozitës.

Deputeti Reçica i ka ftuar edhe dy partitë e tjera opozitare t’i kthehen punës së Kuvendit, derisa ka dënuar veprimet që ka ndërmarrë më herë opozita në Kuvend.