Ferizaj

Debatet: Nuk është ashtu siç duket. Kandidatë për kryetar të Ferizajt nuk e përziejn zyrtaren me atë private

By FerizajPress

October 01, 2017

01.10.2017.  Pas  një debati  të organizuar nga Tv Dukagjini, e i cili u përcjell me akuza e me shumë replika nga kandidatët për të parin e Ferizajt, pas përfundimit  vazhdoi një “debat” privat,kësaj radhe duke pirë kafe.

Këtë menjëherë pas debatit e ka bërë publike kandidati nga radhët e AKR-së Amir Rexhepi në rrjetin social facebook.

“Pas debatit nga një kafe me kundërkandidatët!” ka shkruar Rexhepi.

Kjo tregon se kandidatët gjatë debateve po paraqesin programet e tyre dhe vërejtjet e tyre të subjektit politik nga  vijnë por  që mes veti  nuk kanë asgje kundër njëri tjetrit.

E që kjo të dukej tamam  demokratike dhe  një kulturë politike do të ishte mirë që  qytetarët ti shihnin  së bashku duke pirë kafe dhe duke i uruar fituesit  punë të barë.  Pse jo?