Lajme

Debat i ashpër në Komunën e Drenasit: Ramiz Lladrovci asamblistit të Nismës, “të ngrehi zhag” [Video]

By FerizajPress

June 29, 2018

Komuna e Drenasit njihet për debatet e ashpra dhe gjuhën degraduese që përdoret gjatë seancave në Kuvend. Jo rrallëherë, kemi dëgjuar fjalë nga më të ndryshmet nga vet kryetari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci. Asamblisti i Nismës Socialdemokrate në komunën e Drenasit, Vehbi Berisha gjatë një seance lidhur me Kornizën Afatmesme Buxhetore në këtë komunë, ka replikuar në vazhdimësi me kryetarin Ramiz Lladrovci. E gjithë kjo erdhi pasi Lladrovci, iu kishte drejtuar një asamblisti më shprehjen “mos rrej”. E për këtë kishte reaguar Berisha. “Jam i indinjuar me gjuhën e kryetarit, Ramiz Lladrovci ndaj asamblistit. Nuk i thuhet dikujt “mos rrej”, në një vend, i cili është organi më i lartë vendimarrës”, ka thënë Berisha. Më pastaj, ka replikuar Lladrovci duke e quajtur “hoxhë”, këtë të fundit, shkruan Telegrafi. “Mos na shit moral, kryeje fjalimin, e di që je hoxhë”, ka thënë Lladrovci. Më pastaj, Berisha ka reaguar duke i thënë Lladrovcit se ka mbaruar masterin në Shkencat e Kimisë. “Je duke e dhunuar mikrofonin dhe pozitën tënde zyrtare, nuk jam hoxhë”, është shprehur Berisha. Por debati ka eskaluar kur kryetari Lladrovci i thotë Berishes “të ngrehi zhag”. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Berishës… “Jo, ti nuk e ngreh zhag, as mua e askënd tjetër. Ti e ngreh zhag vetveten,… nuk ka me ta pru ymri me ngreh zhag askënd”, ka vazhduar Berisha. Ndiqeni videon, e debatit mes Lladrovcit e Berishës.