Por sigurisht, ai nuk e sheh vendin e parë në grup si një avantazh në rrugëtimin drejt një vendi në Botërorin 2018. Pas ndeshjes, për mikrofonin e TVSH, ai bëri të qartë se ishte ende herët për të folur për çështje të tilla, qoftë edhe për Spanjën.
“Luajtëm një ndeshje që sipas meje e kemi interpretuar mirë, ndoshta mund ta luanim edhe me më shumë kualitet. Por të luash këtë ndeshje nuk është e lehtë për askënd. Por është një rezultat i rëndësishëm që na jep besim për më vonë”, deklaroi De Biasi.
“Kemi luajtur një mënyrë tjetër nga e zakonshmja, jo aq mirë sa shpresoja por kemi krijuar raste. Më kënaq që shënuam gol sidomos me Balajn, i cili kishte nevojë për vazhdimësi”.
“Ka bërë një ndeshje të bukur, një gol të bukur që na hapi rrugën e fitores. Ka bërë një paraqitje të mirë dhe më bëhet qejfi që e vlerësojnë edhe ekspertët”.
“Nuk ka vlerë vendi i parë, kemi bërë dy ndeshje. Kemi pasur edhe një kalendar të përshtatshëm, zakonisht në favorin tonë nuk ka asgjë. Italia dhe Spanja u përballën me njëri-tjetrin dhe ata janë favoritet për vendet e para. Pas dy ditësh do të shohim më mirë situatën”.
“Për të do të mendojmë nesër. Më lini të verifikoj dhe analizoj fitoren e sotme, të shohim si jemi fizikisht. Mendoj se nuk kemi probleme gjithsesi. Do të përgatitim një ndeshje që është shumë e vështirë për ne”.
.