Gianni de Biasi ka thënë se nuk ka biseduar me askënd të Federatës Italiane të Futbollit.
Përzgjedhësi i Shqipërisë, Gianni de Biasi ka mohuar se do të zëvendësoi Antonio Conten si përzgjedhës i Italisë.
Ishte thënë më herët se ai ka biseduar me zyrtarë të Federatës Italiane të Futbollit, por ai e ka mohuar këtë gjatë një interviste për Panorama Sport.
“Nuk kam folur me askënd. Ju të medias merrni copëza lajmesh, shpesh edhe hamendësime dhe më pas, i shisni si gjëra që kanë ndodhur”, tha De Biasi.