Sipas Mediastetit, Zamparini i ka telefonuar disa herë trajnerit të Shqipërisë por ka marrë një përgjigje negative nga ana e këtij të fundit, i cili është nën kontratë me kombëtaren deri në fund të eliminatoreve të Botërorit rus dhe për më tepër marrja e drejtimit të Palermos në një moment shumë kritik për klubin sicilian nuk do të ishte aspak një lëvizje e zgjuar.
Lajmi për refuzimin e De Biasit u publikua në mediat italiane vetëm pak orë pas humbjes së skuadrës së Palermos në shtëpi 0-1 me Lazion.
Sipas “Sportmediaset”, gjithashtu De Biasi mund të largohej nga drejtimi i Shqipërisë vetëm në rast se do të merrtë një ofertë nga Deportivo Alavesh, gjë që ka pak gjasa të ndodhë duke qenë se ekipi spanjoll aktualisht po ecën mirë në La Liga dhe këtë të dielë arriti të fitonte në transfertë 0-2 me Villarealin.
.