Lajme

Daut Haradinaj i jep lajme të mira Kosovës

By FerizajPress

September 13, 2018

Pak minuta pas Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për transformimin e FSK-së në Ushtri, deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka premtuar edhe një lajm të madh për Kosovën.

Vëllau i kryeministrit ka thënë se Parlamenti Evropian do të votojë për heqjen e vizave për Kosovën.

“Kosovës po i vijnë lajme të mira. Ushtria si lajm i shumëpritur si dhe Parlamenti Evropian do votojë per heqjen e vizave për Kosovë” shkruan Haradinaj në Facebook.