Lajme

Dasmë në oborrin e Gjinekologjisë, familja merr lajmin e madh e ia kris valles

By FerizajPress

April 17, 2018

Pacienteve të shtrira në Klinikën Gjinekologjike edhe mund t’u ketë penguar zhurma e madhe që vinte nga tupanët në oborr

Një familje e madhe dje ka hedhur valle për disa minuta në oborr, ndërsa tupanët gjëmonin që larg, raporton Indeksonline.

Krejt kjo për shkak të lindjes së një fëmije të gjinisë mashkullore. Bëhet e ditur se vogëlushi ka lindur pas pesë vajzave, andaj edhe ishte gëzim i madh për familjen.