Lajme

DASH: Kosova ka strategji për t’iu kundërvënë ekstremizmit të dhunshëm

By FerizajPress

August 11, 2016

Departamenti Amerikan i Shtetit botoi sot raportin vjetor për gjendjen e lirive fetare në botë për vitin 2015.

Në kapitullin për Kosovën, njofton VOA, raporti thekson se ligjet nuk lejojnë regjistrimin e grupeve fetare si person juridik, duke u krijuar kështu pengesa funksionimit të tyre.

Qeveria, thuhet më tej, mori masa të miratonte një projekt-ligj që nuk do të lejonte grupet fetare me mbi 50 vetë që të regjistrohen.

Raporti vë në dukje një sërë incidentesh gjatë vitit të kaluar, si ai kur protestuesit shqiptarë, me sa duket të organizuar nga politikanët, qëlluan me gurë dhe u përpoqën të ndalonin pelegrinët ortodoksë serbë të ndiqnin meshën e Krishtlindjeve në Gjakovë.

Qeveria thuhet në raport ka hartuar një strategji për t’iu kundërvënë ekstremizmit të dhunshëm që përfshin edhe bashkëpunimin me komunitetit mysliman.