Në një konferencë për shtyp të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosja sot u bë e ditur se tash e tutje Ish anëtarja e AAK asambleistja në Kuvendin Komunal të Ferizaj, Abetare Kurti ,nga sot ka kaluar në Lëvizjen Vetëvendosje.
Me këtë rast u tha se kalimi ka të bëjë me parimet dhe qëndrimet që i ka Kurti e të cilat i ka gjetur në VV, se duhet punuar për të gjithë dhe jo vetëm për një grup të interesit. Pos Abetare Kurtit pjesë e VV sot u bënë edhe Arjeta Maliqi e Adnan Selmani.
Në këtë konferencë u bë e ditur se Dardan Sejdiu nuk do të jetë kandidat për kryetar të komunës së Ferizajt pasi që ligjërisht nuk e ka këtë të drejtë, por që ai është caktuar koordinator në Ferizaj për fitore në zgjedhjet e 22 tetorit.