Ferizaj

Dardan Krivaqa u alivanos, pasi u shfaqën pamjet e aktit barbar që quan në vdekjen e Marigonës

By FerizajPress

June 02, 2023

Dardan Krivaqa është alivanosur përgjatë kohës sa seanca ka kaluar në private, kur është paraparë që të shfaqen pamjet nga banesa e tij, ku akuzohet ta ketë vrarë Marigona Osmanin.

Insajderi ka mësuar ekskluzivisht se në momentin kur Krivaqa është përballur me pamjet e aktit barbar të tij, ai është alivanosur.

Për këtë, brenda objektit të Gjykatës Themelore në Ferizaj janë futur një ekip mjekësor për t’i dhënë ndihmë.

Seanca për Krivaqën dhe Arbër Sejdiun kanë kaluar në private, për shkak të pamjeve të rënda nga banesa e Krivaqës, ku ky i fundit se akuzoi që kreu aktin barbar në këtë hapësirë.

Familjarët e Marigona Osmanit s’kanë pranuar të jenë prezent në sallë, për shkak të pamjeve të rënda.

Nëna e së ndjerës, në një prononcim për Insajderin, ka thënë se për të janë pamje të rënda.

“Une prej fillimit kam thanë, këto pamje nuk mundem me i pa, dasëm me pa është “hata” le më këso pamjesh”, ka deklaruar ajo.