Lajme

Dalin pagat për të gjithë shërbyesit civil

By FerizajPress

December 22, 2017

22.12.2017. Ministria e Financave përmes një komunikate për media ka njoftuar të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, se për nder festave të fundvitit ka bërë sot ekzekutimin e pagave për muajin dhjetor, për të gjithë shërbyesit e administratës publike dhe ata që marrin pagë nga Buxheti i Kosovës.

“Duke u nisur nga gjendja e mirë në bilancin bankar të Qeverisë dhe për nder të festave të fundvitit, ekzekutimi i pagave është bërë disa ditë më herët nga ekzekutimi i rregullt”, thuhet në njoftim.

Me këtë rast, ministri i Financave Bedri Hamza të gjithë qytetarëve të Kosovës u uron festat e fundvitit, duke ju dëshiruar shëndet, mbarësi dhe gjitha të mirat në vitin 2018.