Lajme

Daçiq nesër takon këshilltarin e Trumpit , i prezanton idenë e ndarjes së Kosovës

By FerizajPress

July 26, 2018

Ajo po shoqërohet edhe nga zëvendëskryeministri Ivica Daçiq, i cili sonte do të takojë zyrtarin e lartë amerikan të Departamentit të Shtetit, Wess Mitchell.

Po ashtu, të enjten është paralajmëruar edhe një takim me këshilltarin e Trumpit, John Bolton, njofton Zëri i Amerikës në gjuhën serbe.

Duke e komentuar vizitën e delegacionit të lartë në Washington, analisti dhe ish-diplomati Daniel Serwer ka shkruar në blogun e tij se delegacioni serb do të provojë t’ia shesë idenë e ndarjes amerikanëve.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot ka replikuar ashpër me zyrtarë të Kishës Ortodokse, të cilët kanë dalë kundër ndarjes së Kosovës, për shkak të frikës nga shpërngulja e serbëve dhe manastireve ortodokse që ndodhen në jug të Kosovës.