Daçiq kundërshton gjykatën e Hagës

By FerizajPress

August 02, 2016

“Siç e dimë të gjithë, ligjet i miraton Kuvendi i Serbisë me propozimin e qeverisë ose të deputetëve”, tha Daçiq, dhe ka shtuar se “sa e di unë, Tribunali i Hagës nuk mund të propozoj ligj”.

Ai më tutje ka theksuar se ligji për juridiksion është ndërkombëtarisht i pranuar dhe i ratifikuar në Serbi, raporton agjencia Beta nga Beogradi.

Tribunali i Hagës ka kërkuar dorëzimin e tre anëtarëve të Partisë Progresiste Serbe dhe ka theksuar se nëse sipas ligjeve të Serbisë ata nuk mund të ekstradohen, ligji duhet të ndryshojë, në mënyrë që Serbia t’i plotësoj obligimet e veta ndërkombëtare./rel

.