Nënkryetari i parë i Qeverisë së Serbisë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq ka deklaruar sot “Perëndimi hesht për faktin se Tribunali i Hagës e ka liruar Sllobodan Millosheviqin për dyshime për spastrim etnik dhe krime lufte në Bosnjë dhe Hercegovinë”, por sipas tij, Serbia “nuk duhet dhe nuk do të heshtë për këtë”.
“Nuk ka faj për Millosheviqin, SR Jugollsavinë dhe Serbinë, janë rrënuar të gjitha gënjeshtrat për gjenocid dhe krime lufte që ishin bazë për dënimin e Serbisë dhe popullit serb. Jam i sigurt se do të vijë koha për pranim, si në rastin e Irakut, që Serbia ka qenë e sulmuar në gazë të akuzave të rreme dhe të gabuara. Më vetëdije apo pa të, Tribunali i Hagës me ketë aktgjykim e ka bërë këtë”, ka thënë Daçiq, transmeton lajmi.net.
Një deklaratë e tillë duket si shfajësim i Serbisë dhe tentim i Qeverisë së re të Serbisë që përmes propagandës të lirohet nga barra e gjenocidit në Bosnjë dhe në Kosovë.
Daçiq ka thënë se që nga shpallja e aktgjykimit për Radovan Karaxhiqin kanë kaluar gati pesë muaj, por, shton ai, edhe pse aktgjykimi është publikuar, edhe për faktin se në të në paragrafin 3460, Millosheviq është liruar nga dyshimet për spastrim etnik dhe krime lufte në Bosnjië, “për këtë në Perëndim ka mbretëruar heshtja.
“Me ketë po prishet imazhi i Serbisë dhe po arsyetohet politika perëndimore ndaj Serbisë”, ka thënë Daçiq. /Lajmi.net/