Ferizaj

D4D organizon punëtori regjionale në Ferizaj

By FerizajPress

April 25, 2017

Në Ferizaj nga D4D ka organizuar punëtori ku janë përfshirë komunat, Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Hani i Elezit dhe Lipjan. Instituti Demokratik për Zhvillim (D4D) Është duke mbajtur punëtori dy-ditore në Komunën e Ferizajt, në kuadër të projektit “Gratë për Zhvillim: Aktivizimi i grave jo-aktive në tregun e punës”. Modulet e kësaj punëtorie përfshijnë prezantimin e gjetjeve mbi mos-aktivitetin e grave në tregun e punës, identifikimin e nevojave sipas specifikave të secilës komunë dhe kërkesat e tregut të punës si dhe zhvillimin e strategjive për përfshirjen e grave në tregun e punës në këto komuna. Në këtë punëtori pjesëmarrëse janë mbi 20 gra që përfaqësojnë organizata jo-qeveritare, biznese, zyrtare të barazisë gjinore, si dhe asambleiste komunale.

Aktiviteti mbështetet në kuadër të programit Angazhimi për Barazi D4D,është i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID dhe mbështetur nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim – ATRC ‘