Lajme

Ç’u bë me djalin që vrau prindërit për një fjalë goje?

By FerizajPress

September 13, 2018

Ka kaluar më shumë se një vit nga momenti kur Mirald Metallari, djali 21 vjeçar me banim në Bathore qëlloi me armë ndaj nënës dhe të atit të tij, duke i lënë të dy të vdekur.

Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën e tyre më 25 korrik të vitit 2017. Miraldi dhe i ati po ndërtonin një mur betoni, kur të dy u konfliktuan.

Në gjaknxehtësi e sipër, i riu rrëmbeu armën e të atit polic dhe shtiu disa herë ndaj tij. Për të ndaluar konfliktin babë e bir, mes tyre hyri e ëma e Miraldit, Nurie Metallari. Ai qëlloi edhe ndaj saj, duke e plagosur.

Teksa i ati ndërroi jetë në vend, e ëma u dërgua me urgjencë në spital, por nuk arriti t’u shpëtonte plagëve të rënda. Ajo vdiq pak më vonë.

Në seancën e radhës gjyqësore, Miraldi, pasi ka kaluar rreth një viti nga ngjarja e rëndë, ka kërkuar gjykim të shkurtuar, por kërkesa e tij është rrëzuar nga gjykata.

Ai u arrestua gjatë momentit që po çonte të ëmën në spital, për t’i dhënë asaj ndihmën e parë.