Lajme

COVID-19 i merr jetën shtatëzënës 40 vjeçare dhe foshnjes së saj

By FerizajPress

April 21, 2020

COVID-19 merr jetën e shtatzënës 40 vjeçare dhe foshnjës së saj

        Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se në orët e mëngjesit, në klinikën infektive të QKUK-së kanë ndërruar jetë gruaja shtatzënë nga Gjakova dhe foshnja e saj, si pasojë e infektimit me SARS CoV-2. Në vazhdim po e publikojmë njoftimin e plotë:

“ Klinika Infektive e QKUK-së njofton se gjatë orëve të para të mëngjesit të datës 21. 04. 2020 në Mjekimin Intensiv të kësaj klinike ka ndërruar jetë pacientja V.P. me vendbanim në Gjakovë (1980) e diagnostikuar me Covid-19.E njëjta, ishte shtatzënë dhe ishte në mjekimin intensive të klinikës që prej datës 15 prill 2020.Kjo është vdekja e 13, e pacientëve me Covid-19 në këtë klinikë dhe e 16-ta në nivel të shtetit.

Në Klinikën Infektive, QKUK, sot me 21/04/2020, janë të hospitalizuar gjithsej 64 raste.Prej tyre të sëmurë me Covid -19 janë gjithsej 55 raste.

Nga 55 pacientë të infektuar me Covid 19,• 42 raste janë në gjendje stabile• 12 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive• Në mjekimin intensiv vazhdon të jetë në gjendje kritike një pacient në ventilim mekanik dhe përkujdesje intensive. Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brenda-spitalor.” – thuhet në komunikatë