Sport

Courtois – Hazard, ky lejohet të largohet nga Chelsea

By FerizajPress

July 17, 2018

Chelsea nuk do ta kundërshtojë mundësinë e largimit të portierit Thibaut Courtois. Por, mediat belge raportojnë se klubi londinez nuk do të pranojë oferta për shitjen e mesushorit Eden Hazard. Courtois ka zgjuar interesim nga Real Madrid andaj “Blues” nuk do ta pengojnë në rrugën e largimit nga Stamford Bridge, përcjell “lajmi.net”. Por, Hazard nuk do të lejohet të largohet nga klubi pasi zë vend në planet e menaxherit të ri, Maurizio Sarri. /Lajmi.net/