Zgjedhja e parë e Chelseas në portë, për gazetën franceze La Tribune tha se “Conte është ai që punon shumë më taktikisht. Pastaj është Simeone, më pas Mourinho dhe në fund Wilmots”.
“Ne e filluam sezonin me formacionin 4-3-3. Nisëm mirë me tri fitore, por më pas barazuam 2-2 në Swansea. E pastaj humbëm kundër Liverpoolit 2-0 dhe Arsenalit 3-0, duke zhvilluar një lojë shumë të dobët”, u shpreh futbollisti belg për gazetën La Tribune.
Këtë sezon Conte e transformoi Chelsean pasi që ndryshoi formacionin në 3-4-3, një sistem të ngjashëm me strukturën 3-5-2 të cilën e përdorte sa ishte në krye të Juventusit dhe kombëtares së Italisë.
“Atëherë Conte na tha: Ne do të ndryshojmë. Në Hull gjërat ishin shumë më ndryshe se në fillim dhe pastaj kundër Leicester, Manchester United, Southampton dhe sidomos kundër Evertonit, ne me të vërtetë pamë cilësinë e ekipit”, vazhdoi Courtois.
Ai beson se pikërisht ndryshimi i formacionit në fillim të sezonës 2016-17 e ka ndihmuar Chelsean të bëhet një nga konkurrentët kryesor për titullin e kampionit në Premier League.
.