Philippe Coutinho ka thyer një rekord te skuadra e Brazilit. Ai u bë futbollist i parë nga legjenda Pele, që realizoi gol ose asistim, në tri ndeshjet e para të një Kampionati botëror. Coutinho ka shkëlqyer me paraqitjet e deritashme te Brazili, përcjell “lajmi.net”. Brazili në fazën tjetër takohet me Meksikën. /Lajmi.net/