Antonio Conte pritet të zyrtarizohet sot si trajner i ri i Chelseat. Kështu kanë shkruar mediat italiane në mëngjesin e sotëm, të cilat kanë bërë të ditur që Conte ka mbërritur mbrëmë në Londër.
Ai ka arritur marrëveshje me shefin e klubit londinez, Roman Abramovich dhe kontrata e tij do të jetë 3-vjeçare, përcjellë lajmi.net.
Conte do të përfitojë 15 milionë funte nga kjo kontratë, plot 5 në sezon.