Ferizaj

Çmimi “Gursel Sylejmani” i ndahet Laureta Vogliqit

By FerizajPress

February 17, 2023

Aktivitete për shënimin e 15 vjetorit të pavarësisë, kanë përfunduar me ekspozitën kolektive e organizuar nga Galeria e Arteve dhe Shoqata e Artistëve Figurativ “Zef Kolombi”.

Me punimet e tyre në këtë ekspozitë kanë marrë pjesë mbi 39 artistë. Të pranishmit në këtë ekspozitë i ka përshëndetur drejtorja e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Xhemile Murati-Shabani, e cila ka falënderuar të gjithë artistët që kanë marrë pjesë në këtë ekspozitë.

Çmimi tradicional për pikturën më të mirë apo veprën artistike më të mirë, i cili çmim mban emrin e dëshmorit dhe artistit “Gursel Sylejmani”, ju nda Laureta Vogliqit, nga vajza e dëshmorit Kaltrina Sylejmani.

Jurinë profesionale për përzgjedhjen e punimeve e përbenin: Nora Halimi-kryetare e komisionit, Mirsad Lushtaku dhe Butrint Morina.