Në Spille pushuesit po joshen nga çmimet. Me pese qind lekë mund të marrësh një shezhllong tërë ditën. Në disa zona e gjen me tre qind, apo katërqind lekë.
“Çmimet janë shumë ekonomike”, tha një pushues.
Kryesisht këtu gjen grupe familjarësh nga Shqipëria e Mesme. Ujërat e zeza nuk derdhen më në det. Kurse për pastërtinë e rërës kujdesen pronarët e lokaleve.
Uji është shumë i mirë, rëra shumë e pastër”, u shpreh një pushuese.
“Të gjitha standardet që mund të kërkosh në një plazh”, tregoi një pushues.
“Jam kënaqur me qetësinë që ofron plazhi i Spillesë, me pastëritinë, me shërbimin. Kisha shumë vite pa ardhur këtu, por ka ndryshuar për mirë”, nënvizoi një pushuese tjetër.
Spilleja është ndër të paktet plazhe që kanë çdo dyqind metër dushe publike. Ato janë të përdorshëm nga të gjitha moshat. Kurse pasarelat prej druri shoqërojnë çdo dalje për në det.
Plazhi i Spillesë këtë sezon synon të dy-fishoje numrin e pushuesve. Tërheqja e tyre vjen për shkak se operatoret turistike jo vetëm kanë përmirësuar kushtet, por mbajnë çmime të përballueshme për xhepat e turistëve./Klan