Klubi sot ka prezantuar shtatë përforcime të reja dhe tri që i kishte bërë më herët. Përforcime ka edhe nga Shqipëria dhe Maqedonia. “Sot skuadra jonë ka prezantuar 10 përforcimet e reja në klubin tonë të cilët janë duke marrë pjesë në stërvitje, ku trajneri i klubit, Afrim Tovërlani është mjaftë i lumtur me përforcimet”, thuhet ne njoftim. Transferimet janë:
Arbër Mone (KF Lushnja) Mbrojtës i krahut të majtë, i cili pati paraqitje të mira sezonin e kaluar.
Kristi Marku (KF Lushnja) Qendërmbrojtës. Ai pritët ti jep siguri të madhe në mbrojtje skuadrës sonë.
Stefan Istatov (FK Akademija Pandev) Portjeri nga Maqedonia pas paraqitjeve të mira sezonin e kaluar, ka bindur klubin tonë ta transferojë.
Genc Hamiti (KF Drenica) Fjalët janë të tepërta për të, cilësitë e tij dihen. Top sulmuesi vendor pritët të na ndihmojë Drejtë sukseseve në Superligë.
Albert Kaqiku (KF Flamurtari) Qendërmbrojtës stabil dhe shumë i qetë, pati paraqitje të mira në sezonin e kaluar.
Granit Jashari (KF Prishtina) Një mesfushorë cilësor dhe mjaftë kontribues në lojë.
Fuad Karabegu (KF Gjilani) Ndër mesfushorët më të mirë vendor, një futbollist me cilësi të larta.
Erli Çupi (KF Kukësi) Mesfushorë me një teknikë të përsosur, pritët të shkëlqejë edhe me klubin tonë.
Florim Berbatovci (KF Llapi) Ndër sulmuesit më të mirë në futbollin tonë, ai ishte pjesë e shumë skuadrave vendore. Ai pritët të na ndihmojë me golat e tij Drejtë sukseseve.
Ervin Kaćar (FK Petrovac) Mesfushor krahu i djathtë, me paraqitje mjaftë të mira, ku shkëlqeu sezonin e kaluar. Ai pritët të na ndihmojë mjaftë Drejtë sukseseve.