Ferizaj

Çmenden hajnat: Grabitje në një argjendari në Ferizaj

By FerizajPress

December 31, 2018

Rreth orës 17:45 minuta ka ndodhur një grabitje në qytetin e Ferizajt.

Persona të maskuar dhe të armatosur kanë kryer grabitje në Argjendarinë “Dili” në Ferizaj.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

“Dy persona të maskuar me armë kanë kryer vjedhjen. kanë marrë diçka; një sasi që ende nuk dihet se sa kanë marrë. Policia është duke ndërmarrë masat e duhura”, ka thënë Gashi