Lajme

Clinton i kthehet të enjten fushatës për presidente

By FerizajPress

September 14, 2016

 

Në deklaratën e  lëshuar nga stafi i fushatës së saj, Clinton ‘vazhdon të përmirësohet’, pas diagnostifikimit me pneumoni, raporton BBC, transmeton lajmi.net.

Kampi I fushatës së saj ka deklaruar gjithashtu se zonja Clinton ka kompletuar testet fizike të cilat rezultuan ‘normale’ dhe ajo është në një gjendje ‘të shkëlqyer mendore’.

Ndihmësit e  Clinton deklarojnë se ajo do t’i kthehet fushatës të enjten.

Mjekja Lisa Bardack deklaroi se zonja  Clinton (68), “është përmirësuar mirë me antibiotikë dhe pushim”, pasi ajo pësoi të fiktë gjatë ceremonisë përkujtimore të 11 shtatorit, të dielën./lajmi.net