Lëvizja popullore shqiptare për kultivimin e veprës revolucionare të shokut Enver HoxhaREAGIM Çka paralajmërojnë zhvillimet e fundin në LVV për Kosovën dhe shqipëtarët Derisa Albin Kurti dhe Donika Kada Bujupi dhunshëm nga policia po silleshin në gjykatoren e kryesuar nga gjyqtari Kalludra. Deputetja bukur autoritative nga lëvizja Vetëvendosje, Aide Dërguti në një komunikim sekret me Dardan Molliqajn e pyeti këtë të fundit se pasi Donika u arrestu çfarë ndodhi me at “M” fjala ishte për Albin Kurtin, themeluesin, ideatorin dhe lokomotivën e lëvizjes vetëvendosje. Vuko Paviqeviç autor i librit universitar Bazat e Etikës nga universiteti i Zgrebit, jep një konstatim interesant që lidhet me çështjen në fjalë ai thotë: Kur njeriu brutalisht e rrah kafshën, njerëzit e tjerë ndien neveri për aktin në fjalë edhe pse goditja nuk i atakon ata drejtëpërdrejtë, sepse rrahjen edhe pse ndaj kafshëve e kuptojnë si një disponim të keq nga ana e atij njeriut. Në rastin konkret nuk ka rëndësi se cilat fjalë dhe çfarë fjalori ka përdorur Z.Dërguti kundër bashkëpartiakut të saj Albin Kurtit. Fundja ai fjalor pasqyron edukatën, besnikërinë dhe kulturën politike të deputetës në fjalë. Shqetësim serioz paraqet energjia negative dhe disponimi tinzar dhe tërësisht nënçmues i veprimtares në fjalë kundër personit e cili atë dhe shumë të tjerë si ajo i ngriti në pozitë karriere, duke u siguruar edhe privilegje të larta nga politika. Një gjë është tepër e sigurt se pa Albin Kurtin dhe frymën politike të themeluar nga vetë ai as Zonja Dërguti, as Z.Molliqi dhe as njeriu elefant F.Ismajli dhe as shumë të tjerë si ata, sa për autoritetin e tyre personal kurrë sdo tu shkelte këmba në sallën e parlamentit. Zhvillimet e fundit në LVV ngrehin një dilemë shumë të rëndësishme për rrethanat aktuale, se kush vërtet është armiku real dhe potencial për Z.Kurti- PDK-ja, SHIK-u apo vetë njerëzit e tij që i sillen vërdallë rreth e rrotull. Në Kosovën tonë pandershëm është krijua një frymë politike që nga pas lufta e këndej, që çdo vrasje dhe çdo krim I ndodhur ti faturohet PDK-së, sikur ajo të ishte djalli në mes të engjëjve. Se kush kënd e ka vrarë nga paslufta e këndej këtë duhet ta thotë hetuesia dhe gjyqësia. Por se për karrikën e të parit të LDK-së u rrahën me karrika, kjo ishte vepër e kulluar e vetë veprimtarëve të LDK-së dhe se Donika Gërvallën, vajzën e Jusuf Gërvallës e tërhoqën zvarrë nga salla ku po mbahej kuvendi I LDK-së edhe kjo nuk ishte vepër e askujt tjetër përpos e vetë LDK-së. Mos u bëftë kurr por po të ndodhte që në ndonjë nga demonstratat e LVV-së ku natyrshëm mund të implikohen gjithëfar shërbimesh, pot ë qëllohej Z.Kurti, pa hezitim bashkë partiakët e tij do ta kërkonin fajtorin në strukturat e shtetit siç e quajnë ata të kapur dhe tek ata që I quajnë klani pronto. Por Z.Kurti tani kujtoj se e ka të qartë se rreziku I vije sa nga stuhia që I vie nga jashtë, po aq edhe nga uragani që I krijohet nga Brenda, por ky I dyti është më I furishëm më brutal dhe më befasues sepse ndodh nga ata që hidhen kinse e ndihmojnë. Për fat të keq zhvillimet në LVV dëshmojnë se lufta për ta kapur kupolën e organizimit politik është sa e pa mëshirshme aq edhe e pa skrupullt. Edhe pse dorën në zemër Z.Kurti i ngriti në maje të hierarkisë bashkëveprimtarët e tij, ata prap I pengon hija e autoritetit të padiskutueshëm të tij. Sjelljet e një pjese të drejtuesve të LVV-së I ngjajnë asaj gozhdës së Nasradinit, kur ky I fundit I kishte kërkuar një fqiut të tij që në shtëpinë e porsandërtuar ti falte një vend vetëm sa për të vendosur një gozhdë. Dhe pasi fwiu i mundësoj një gjë të tillë, Nasradini hynte e dilte në shtëpinë ku e kishte të vendosur gozhdën derisa fçiu u detyrua tja lëshonte krejt shtëpinë. Për shpërfaqje të tilla të pabesive në jetën politike në vitet 90-ta kur po bëhej tranzicioni politik i sistemeve aktuale në Evropë por edhe në Shqipëri Ramiz Alia patë thënë Çdo sistem politik sado i përsosur që të jetë ka nevojë të ndryshohet por ndryshimet në Evropën lindore dhe Shqipëri krijuan mundësinë për manifestimin e karaktereve të njerëzve. Si do të veproja personalisht po të isha në vendin e Z.Kurti, do I mblidhja të gjithë kundërshtarët dhe nga kati I sipërm I selis do I rrëmbeja për jake të sakos dhe do i rrokullisja shkallëve teposhtë për në theqafe sepse është normale dhe kolorit I demokracis të ketë mendime të ndryshme në mes forcave të ndryshme politike por jo edhe brenda për brenda të të njejtës parti sepse ato janë varri I unitetit politike. Sa e saherë është dëshmu se njerëzit që nxjerrin frymë denigrueëse për platformën e partisë, janë dëshmu si armiq potencial të saj. Shoku Enver Hoxha në kujtimet e tija kur lindi partia shkruan se si në kohën kur po u kërkohet llogari nga Sadik Prenta dhe Anastas Luli për veprimtarinë subversive kundër LNÇ-së dhe pasi ata u identifikuan si agjendë të rekrutuar në shërbime të huaja. Pas autokritikës, ata u falën dhe u nisën për aradhat partizane. Por siç shkruante shoku Enver Hoxha në ditarin e tij kur lindi partia, ata e kishin të shitur shpirtin e tyre aq shtrenjtë nëpër rrjetet agjenturore saqë edhe pot ë donin nuk mund të ktheheshin prapa, derisa I lanë edhe kockat e tyre për tu bërë pre e planeve aneksioniste. Fundja armiku I vjetër kurrë s’është provuar të bëhet mik i ri. Zhvillimet politike në hapësirat gjithë shqiptare atje ku nuk mungon fyerja, përleshja, grushtimi, gazi lotsjellës dhe gjithçka tjetër, në rrethanat kur të gjitha shërbimet sekrete që veprojnë tek ne dhe kundër vendit tonë, janë më të përgatitura, më të afta dhe besa më ta devotshme për të vepru në dëm të vendit tonë sesa shërbimet tona sekrete për ta mbrojt dinjitetshëm sovranitetin e atdheut prandaj të gjitha këto ndodhi paralajmërojnë një zhvillim tepër të errët për të tashmen dhe të ardhmen e popullit tonë.Remzi Hasani