Lajme

Civil: Falje e turpshme! Ivanov, largohu!

By FerizajPress

April 13, 2016

Qendra për liri CIVIL ka kritikuar vendimin e Ivanov që firmosi faljen e të gjithë politikanëve të cilët janë nën hetime, ndaj të cilëve është ngritur procedure hetimore si dhe për një politikan i cili është duke vuajtur dënimin me burg, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga Civil i bëjnë thirrje Ivanovit për të shpjeguar qëndrimin se kriza në vend është “interes i dikujt tjetër”.

“Gjorge Ivanov proklamoi se ka dorëzuar akt të përgjithshëm për të ndërprerë të gjitha procedurat penale kundër individëve nga pushteti dhe opozita, gjoja si mënyrë për të dalë nga kriza politike, duke pohuar se ai nuk mund “të lejojë në mandatin e tij atë që po i ndodh Maqedonisë. E, ç’është ajo që po i ndodh Maqedonisë në shtatë vitet e fundit, në të cilat Ivanov e ka okupuar karrigen presidenciale?”, thuhet në reagimin e OJQ-Civil.