Skuadra nga ‘Etihad Stadium’ nuk ka shënuar fitore në pesë ndeshjet e fundit, dhe Guardiola mendon se duhet punuar për të kaluar këtë situatë.
Sot në Premierligë, City barazoi 1:1 me Southamptonin.
“Ne folëm. Ne folëm për këtë situatë. Si ta trajtojmë atë dhe të dalim prej kësaj. Unë kam qenë futbollist dhe e di se kjo mund të ndodh. Është pjesë e futbollit”, deklaroi Pep Guardiola, përcjellë ‘Lajmi.net’.
“Ne duhet ta pranojmë këtë. Duhet të bëjmë më shumë. Unë nuk jam nga ata që tërhiqet, por duhet të gjejmë problemin dhe ta luftojmë atë”.
.