E pranishme në këtë ceremoni inaugurimi ishte edhe ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku. Ajo në Facebook ka shpërndarë disa fotografi që tregojnë disa momente të betimit të Trumpit.
Çitaku në bazë të pamjeve që i ka publikuar shihet të ketë qenë shumë afër pjesës ku Trump bëri fjalimin e tij të parë si i kreu i vendit.
“Në inaugurimin e presidentit të 45-të të Trumpit”, ka shkruar ajo./Lajmi.net/