Ferizaj

Cirku “Belluci” zbarkon në Ferizaj (Foto)

By FerizajPress

May 12, 2016

Cirku italian “Belluci  që nga dje ka zbarkuar në qytetin e Ferizaj.

Cirku  italian “Belluci”  është vendosur në hapësirën përballë Pallatit të Sporteve”Bill Clinton” dhe  sipas informative nga organizatorët  që nga data 13 deri 22 maj do të jetë I gatshëm të pres mysafirët dhe të gjitha ata që janë të interesuar të përcjellin  perfomancat e këtij cirku.

Këtë  ka konfirmuar edhe drejtori i Urbanizimit të Ferizajt,Faik Grainca i cili tha se   “Për  vendosjen e këtij  cirku janë kryer të gjitha përgatitjet dhe lejet e nevojshme.  Leja  është nënshkruar  më 4 maj  dhe ky cirk ka një afat  të qëndroi në Ferizaj prej datës 10.maj deri më 25 .maj. Në këtë marrëveshje janë të përfshira edhe ditët që i nevojiten këtij cirku për tu vendosur dhe ditët e fundit për të larguar të gjitha mjetet  e tyre. Për këtë  komunës i janë paguar të gjitha detyrimet  për shfrytëzimin e kësaj hapësire” tha Grainca.

Sipas disa informative që po shpërndahen nëpër qytet nga  ky Cirk  shfaqjet do të  fillojë  të premten nga ora 17:30  dhe  më një çmim prej 5 euro.