Shëndetësi

Cilat ushtrime duhet t’i bëni të parat: ato të forcës apo ushtrimet kardio?!

By FerizajPress

January 27, 2018

Pyetjes së njohur se cilat ushtrimet duhet t’i bëni të parat – ato kardio apo ato të forcës – iu është përgjigjur edhe trajnerja e ceritifkuar e fitnesit, Jennifer Burke.

Përgjigja e saj është e thjeshtë: bëjini ushtrimet e forcës të parat, transmeton Telegrafi.

“Cilindo ushtrim që e bëni të parin është teknikisht në rregull, por nëse bëni fillimisht ushtrime të forcës, sesioni juaj ushtrimor do të jetë shumë më efektiv në përgjithësi”, ka shpjeguar ajo.

Dëshironi të digjni kalori më shpejt? Krejt kjo varet në shkencën se si trupi e shfrytëzon energjinë.

Kur bëni ushtrime fizike, trupi juaj fillimisht shfrytëzon energji anaerobe, e cila është një shpërthim i shpejt i energjisë që nuk më shumë oksigjen sesa që thithni normalisht.

Pastaj, gjatë kohës kur jeni në lëvizje, trupi kalon në energji aerobike, që kërkon më shumë oksigjen sesa ajo që normalisht e thithni.

Kështu, çelësi është që fazën e parë (atë anaerobe) ta shfrytëzoni në mënyrën më efektive – pra duke bërë ushtrime të forcës në fillim.

Por, çfarë ndodhë nëse i bëni ushtrimet kardio të parat? Edhe kjo është në rregull. Por me kardio i shfrytëzoni rezervat e energjisë së shpejtë dhe do të keni më shumë problem të bëni ushtrime të forcës. /Telegrafi/