Ferizaj

Cilat janë arsyet që e fusin në karantinë një komunë?

By FerizajPress

November 07, 2020

Institucionet qendrore ua ka lënë topin në duar qytetarëve të komunave nëse duan të mbesin të hapur, megjithë rastet me COVID-19 që po rriten.

Të premten hynë në karantinë shtatë komuna të Kosovës për dy ditët e fundjavës, ndërkaq ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj paralajmëroi edhe për karantinim të komunave tjera, njofton Klan Kosova.

Por, cilat janë arsyet që e fusin një komunë në karantinë?

Besim Kodra nga Shoqata e të Drejtave të Pacientëve të Kosovës ka publikuar kriteret që ka përcaktuar Bordi Këshillëdhënës për Menaxhimin e COVID-19, sipas të cilave një komunë mund të mbyllet.

Ai ka thënë se kapacitetet spitalore nuk mund ta përballojnë rritjen e madhe të pacientëve të infektuar.

“Është shumë e rëndësishme që secili të përkujdesemi që komuna jonë të mbetet e hapur. Tani topi është tek ne. Kapacitetet spitalore nuk mund të përballojnë këtë numër të madh të pacientëve. Një rregull i tillë është i domosdoshëm që të mos shkohet në mbyllje totale të të gjithë vendit, por veç ato komuna ku ka më shumë numër të të prekurve. Përkujdesuni që komuna juaj të mbetet e hapur”.