Çifti që humbi jetën në aksidentin e Velipojës, martohej me 14 gusht

By FerizajPress

August 03, 2016

Besmir Kola dhe Artenisa Peraj kishin vendosur që më datë 14 gusht të martoheshin. Të dy kishin qenë në një klub nate, së bashku me dy miq italianë kur ndodhi ngjarja.

Aksidenti ndodhi pranë hidrovorit në Velipojë, në një rrugë mjaft të rrezikshme në të cilën nuk kishte as sinjalistikë dhe as asfalt.

Policia tha dje se viktimat kanë humbur jetën si pasojë e mbytjes, pasi nuk kanë mundur dot të dalin nga mjeti kur ai ka përfunduar në kanal.

.