Një aeroplan i Ministrisë së Mbrojtjes ruse u rrëzua sot në Detin e Kuq. Shkaqet e rrëzimit ende nuk dihen, derisa ministria ka thënë se nuk ka të bëj me terrorizëm, raporton Daily Mail, transmeton lajmi.net
Në aeroplan ishin nënë gazetarë, tetë ushtarë, dy shërbyes civil dhe një anëtar i shoqërisë civile.
Ministria ka bërë publike listën e pasagjerëve dhe aty ishte edhe Anton Gubankov, drejtori për Kulturë në ministrinë e Mbrojtjes.
Ndërkaq, një çift i sapofejuar ka tërhequr vëmendjen e medieve. Ralina Gilmanova 22-vjeçare dhe Mikhail, anëtarë të Ansamblit “Alexandrov”, janë në listën e të vdekurve.
Sipas Daily Mail, çiftin ishin fejuar vitin e kaluar, ndërkaq kishin planifikuar martesën shumë shpejt. /Lajmi.net/
.