Leonardo Bonucci mund të largohet nga Milan. Kapiteni i “Rossonerëve”, ka zgjuar interesim nga një top klub nga Premierliga. Mediat italiane raportojnë se Bonucci kërkohet nga Manchester United, përcjell “lajmi.net”. Menaxheri i “Red Devils”, Jose Mourinho dëshiron ta ketë Bonuccin në Old Trafford për sezonin e ri. Milan mund të detyrohet ta shesë Bonuccin nëse përjashtohet nga pjesëmarrja në edicionin e ardhshëm të Europa League. /Lajmi.net/