Sport

Chelsea vazhdon të kërkojë portier, Kepa Arrizabalaga mund të bëhet më i shtrenjtë në histori

By FerizajPress

August 07, 2018

Sipas medieve spanjolle klubi anglez është gati të paguajë 80 milionë euro që është edhe klauzola e tij, pasi Thibaut Courtois është duke kërkuar me forcë të bashkohet me Real Madridin. Klubi i Athletic Bilbaos ka thënë se nuk pranon asnjë ofertë për Kepan, që i bie se vetëm pagesa e klauzolës së tij do ta lironte. Chelsea është gati që ta paguajë klauzolën e tij. Marrëveshja mund ta thyej rekordin e klubit të vitit të shkuar kur Chelsea nënshkroi me Alvaro Moratan për 65 milionë euro nga Real Madridi.