Ferizaj

Çfarë u sekuestrua nga policia në aksionin nëpër “Call Center”

By FerizajPress

June 19, 2019

Policia e Kosovës në aksionin e bastisjes së “Call Center” në Prishtinë e Ferizaj ka sekuestruar dokumentacione, pajisje, automjete si dhe kanë ngrirë pasuritë, llogaritë bankare personale dhe biznesore disa personave të dyshuar për vepra penale

Policia e Kosovës në bashkëpunim me zyrtarë policorë nga Gjermania kanë zhvilluar këtë operacion duke sekuestruar kështu folldera me dokumentacione, hard-disqe të kompjuterëve, USB dhe pajisje të tjera, mbi 6000 mijë euro, orë dore, veturë dhe motoçikletë.

Më poshtë mund të lexoni komunikatën e plotë të Policisë:

Siç  ju kemi  njoftuar më herët sot Policia e Kosovës, në bashkërendim me autoritetet kompetente dhe bazuar në urdhresen e gjykatës themelore në Prishtinë, ka realizuar një operacion kontrolli/bastisjeje në gjashtë (6), lokacione të ndryshme  në qytetin e Prishtinës dhe Ferizajt.

Operacioni i  kontrollit  është  kryer  në  bashkëveprim të  ngushtë  ndërmjet  zyrtarëve të Policisë së Kosovës  dhe zyrtareve  policor  nga  shteti i  Gjermanisë.

Operacioni i  zhvilluar ka pasur për qëllim gjetjen e dëshmive materiale  lidhur me vërtetimin  e veprës penale “Pastrim i parave”, të  cilën  dyshohet ta kenë  kryer  persona të dyshuar të involvuar.

Bastisjet  janë  kryer  në  qytetin e  Prishtinës  në (2) dy lokacione, ndërsa  në  qytetin  e  Ferizajt në  (4) katër lokacione.

Gjatë  këtij  operacioni policor  janë  sekuestruar:

Me  vendim të  Prokurorit të  prokurorisë  speciale të  dyshuarve u janë  ngrirë të gjitha llogaritë  bankare biznesore dhe ato personale.

Po ashtu u janë ngrirë 8 parcela tokësore prona të të dyshuarve, këtu hyjnë edhe dy shtëpi banimi të cilat gjenden në lagjen Marigona në Çagllavicë.

Pasi  të  dyshuarit  nuk  janë  gjendur  në shtëpitë  e tyre, janë  urdhëruar  që të  paraqiten  pranë autoriteteve për  t’u  intervistuar  në   ditët në vijim.