Sport

Çfarë po ndodhë kështu me Shaqirin? (Foto)

By FerizajPress

April 18, 2016

Xherdan Shaqiri ka zhgënjyer sërish.

Mesfushori kosovar Xherdan Shaqiri pati një tjetër paraqitje të dobët për ekipin e tij Stoke City, në përballjen ndaj Tottenhamit në Premier Ligë.

Shaqiri u zëvendësua në fillimin e pjesës së dytë, me sulmuesin spanjoll Joselu.

Stoke e Shaqirit po pëson humbje të thellë në këtë takim, ku aktualisht është duke u mposhtur 3-0 nga Tottenham. /Gazeta Blic/