Sport

Çfarë ndodhi kështu me Neymarin në takimin Barcelona – Valencia? (Video)

By FerizajPress

April 19, 2016

Neymar bëri disa veprime të turpshme në ndeshjen të cilën Barcelona e humbi ndaj Valencias.

Ylli brazilian i Barcelonës, Neymar, dukej tejet i inatosur pas humbjes së Barcelonës në shtëpi ndaj Valencias, me rezultat 2-1.

Duket se arsyeja pse Neymar humbi kontrollin në fundin e ndeshjes, ishte si pasojë e konfrontimeve dhe provokimeve të vazhdueshme që ai pati nga mbrojtësit e Valencias gjatë ndeshjes.

Madje, Neymar në videon më poshtë shihet duke u përleshur edhe me shokun e tij të skuadrës, Jordi Alba. /Gazeta Blic/