Shëndetësi

Çfarë është sindroma e “Bukuroshes së fjetur”

By FerizajPress

November 23, 2016

Një grua e cila vuan nga sindroma e “Bukuroshes së fjetur”, fle 22 orë çdo ditë, por vazhdon të ndihet e lodhur.

Heather Reed, 37 vjeç nga New York, u diagnostikua me këtë sindromë 2 vite më parë.

Doktorët e zbuluan sëmundjen e saj pasi ajo u tha se ndihej shumë e lodhur. Përgjatë këtyre viteve, ajo është munduar ta luftojë lodhjen dhe për këtë ka humbur punën dhe jetën e saj sociale.

“Ka një impakt shumë të gjerë në jetën time. Më duket vetja si fantazmë”, thotë ajo.