Lajme

Certifikohet lista përfundimtare e votuesve

By FerizajPress

May 31, 2017

Sipas një njoftimi të KQZ-së, fillimisht pritet të flasë Valdete Daka, kryesuese e mbledhjes së KQZ-së, pastaj do të flitet për aktivitetet e sekretariatit të KQZ-së lidhur me përgatitjet për procesin zgjedhor, aktivitetet e Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim, ku pritet të ketë një rekomandim për akreditimin e vëzhguesve – Grupi i Dytë.

“Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesave të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve për ndryshimin e Lokacioneve për Qendrat e Votimit për Zgjedhjet e 11 qershorit 2017, shqyrtimi dhe miratimi i përbërjes së Këshillave të Vendvotimit, sipas komunave, për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.