Ferizaj

Certifikohen 67 të rinj ferizajas në kuadër të projektit Rinia,Punësimi dhe Aftësimi Profesional

By FerizajPress

January 29, 2018

Ferizaj.29.01.2018. Sot zyrtarisht u certifikuan 67 (gjashtëdhjet e shtatë) të rinjë të grup moshave 15-35 vjeç,në kaudër të Qendrës së Rinisë projektit “Të Rinjët Aktiv dhe të Fuqishëm” mbështetur nga qeveria gjermane programi YES (Rinia,Punësimi dhe Aftësimi Profesional).

Të rinjët e certifikuar ishin pjesë e trajnimeve në fushën e fotografisë, IT, rrobaqepësisë dhe gastronomisë (kuzhinë).

Bartësit e projektit kanë falënderuar të  gjithë për  bashkëpunim,  Rrjetit të OJQ-ve Avonet, Qendrës së Aftësimit Profesional (kabinetit të kuzhinës), biznesit “Vllezrit Mustafa”, si dhe trajnerav Dardan Bakiu, Bardha Goga, Adnan Islami, Bekim Mustafa. Falenderim pati edhe  për programin GIZ-YES për gjithë mbështetjen financiare dhe profesionale në realizimin e gjithë projektit i cili do të vazhdoj deri në muajin marsë.