Ferizaj

Certifikohen 30 student të Universitetit të Ferizajt nga qendra e trajnimeve Yellow Training Center

By FerizajPress

May 12, 2016

Certifikohen rreth 30 student të Universitetit të Shkencave Aplikative në Ferizaj nga qendra e trajnimeve Yellow Training Center.

Yellow Trianing Center së bashku me Universitetin e Shkencave Aplikative në Ferizaj, me Parlamentin Studentor dhe me Prof. Dr. Afrim Loku, për studentët e këtij Universiteti ka organizuar dhe mbajtur trajnimin dy ditore me temat “Praktikat e Mbajtjes së Kontabilitetit” si dhe “Zhvillimi i Aftësive për Punësim”.

Është njëri nga trajnimet me inovative të mbajtur në Universitetin e Shkencave Aplikative të Ferizaj i cili kishte për qëllim aftësimin e studenteve rreth përgatitjes dhe inkuadrimin e tyre në tregun e punës. Trajnimi është mbajtur nga ekspert dhe Profesor të kësaj kompanie.

Trajnimet e kësaj natyre priten të mbahen në vazhdimësi në këtë institucion të arsimit të lartë, Universitetin e Shkencave Aplikative në Ferizaj po ashtu nga stafi i gjerë që përfshihen ekspert vendor dhe ndërkombëtar.

Në ceremoninë e shpërndarjes se certifikatave morën pjesë Drejtori dhe Trajneri i kompanisë Yellow Training Center  Fatlum Gogiqi, si dhe Dekani i Universitetin e Shkencave Aplikative në Ferizaj Prof. Dr. Fatmir Çekini.