Sport

Cerci përfundon në Turqi

By FerizajPress

August 17, 2018

Torino zyrtarizoi afrimin e Koffi Djidji nga francezët e Nantes. Mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë u transferua në Itali në formë huazimi me të drejtë blerjeje. 24-vjeçari prej 5 vitesh ka luajtur me fanellën e Nantes, ku ka spikatuar në aftësitë e tij mbrojtëse. Lajmi për afrimin e Djidji u njoftua në faqen zyrtare të klubit granata dhe nga vet presidenti Urbano Cairo, i cili e cilësoi 24-vjeçarin si një lojtar mjaft të rëndësishëm për repartin e prapavijës. Alessio Cerci ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me klubin turk Ankaragücü. 31-vjeçari italian ishte një lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Veronan. Sipas të njëjtave burime, ish-lojtari i Torinos dhe Atleticos sw Madridit, do të përfitojë rreth 1.1 milionë euro në vit. Alessio Cerci ndiqej edhe nga ekipe të tjera, ku më tepër e interesuar për të kanë qenë skuadra tjetër e kampionatit turk, Bursaspori.